‘‘Elbert skandali’’, Ministri Krasniqi akuzohet se ndau para për babën e asistentes së tij

Publikuar më: 07-05-2025 14:46
Publikuar më: Egzon Pacolli, nga i Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka shkruar për një ‘‘skandal’’, ku sipas tij Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi ka ndarë fonde publike për babën e asistentes së tij. Pacolli ka akuzuar Krasniqin se e ka kthyer ministrinë ‘’në pronë private’’, dhe se, paratë e taksapaguesve i kishte përdorur për të rindërtuar shtëpinë e babës së asistentes së tij, Arjeta Shala. Në postimin e tij në të cilin ai ka bashkangjitur edhe një dokument, Pacolli ka deklaruar edhe se ‘‘ndërkohë që mbi 800 qytetarë të komuniteteve kishin aplikuar për ndihmë, ministri i kishte ndarë fondet për njerëzit e vet’’. Postimi: Elbert Skandali! I kishte ndarë fondet publike për babën e asistentes së tij! Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, e kishte kthyer ministrinë në pronë private! Paratë e taksapaguesve i kishte përdorur për të rindërtuar shtëpinë e babës së asistentes së tij, Arjeta Shala. Përfituesi: Fitim Shala. Kjo nuk kishte qenë ndihmë për komunitetet në nevojë por keqpërdorim i parasë sonë. Ndërkohë që mbi 800 qytetarë të komuniteteve kishin aplikuar për ndihmë, ministri i kishte ndarë fondet për njerëzit e vet. Po fillojna me babën e asistentës së tij, e tash nga 57 përfitues ju dalin dhjetëra familjarë! Hajn Krasniqi!
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu