Sport
Nga Arabia Saudite në Katar: Riyad Mahrez zyrtarizohet te skuadra e re
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-sulmuesi i Manchester Cityt dhe Leicester Cityt, Riyad Mahrez (35), ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij futbollistike, duke u bashkuar zyrtarisht me klubin nga Katari, Al Shamal.
Anësori nga Algjeria është transferuar te skuadra e re si lojtar i lirë, pasi gjatë merkatos së verës i dha fund bashkëpunimit me klubin saudit Al Ahli, ku luajti për tri sezone rresht. Kalimi i tij te skuadra katariane tashmë është bërë zyrtar nga vetë klubi.
"E gjithë bota e njeh emrin e tij. Tani ai mban emrin tonë. Riyad Mahrez", thuhet në njoftimin e publikuar nga Al Shamal në rrjetet sociale, i shoqëruar me një video përmbledhëse të aksioneve dhe momenteve më të spikatura të ish-yllit të Premier Ligës.
Në ambientet e tij të reja, futbollisti algjerian do të vihet nën urdhërat e trajnerit spanjoll David Prats, i cili më parë ka qenë bashkëpunëtor i afërt i Xavi Hernandezit te gjiganti katalanas, Barcelona.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: