Aktuale
Tensionet zhvendosen te Rruga e Elbasanit: Protestuesit shkatërrojnë infrastrukturën pranë Xhamisë së Namazgjasë
Reklamë e Sponsorizuar
Pasi kanë shkaktuar dëme materiale dhe kanë djegur disa biznese përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, turma e protestuesve ka marshuar drejt zonës së Rrugës së Elbasanit, duke u pozicionuar në kryqëzimin e madh pranë Xhamisë së Namazgjasë.
Sipas pamjeve të transmetuara nga gazetarja Kleida Muka, situata në terren paraqitet e rënduar, ndërkohë që protestuesit kanë shkatërruar kangjellat mbrojtëse, semaforët dhe çdo element tjetër të infrastrukturës urbane që kanë gjetur në rrugën e tyre.
Trupa e protestuesve vijon të mbetet në lëvizje të vazhdueshme, ndërsa shkalla e dhunës dhe vandalizmit shfaqet në rritje e sipër, duke mos kursyer asnjë pasuri publike apo private që u del përpara.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: