Aktuale
Përplasje titanësh në Angli: Manchester City teston forcën e kampionëve të Paris SG
Reklamë e Sponsorizuar
Për Paris SG ka arritur momenti i provës së vërtetë në rrugëtimin e tyre për të siguruar për të tretën herë radhazi kurorën e Ligës së Kampionëve.
Kampionët në fuqi të Francës dhe kontinentit do të luajnë në transfertën tejet sfiduese kundër Manchester Cityt, në një ballafaqim që ngjan me një finale të parakohshme të kompeticionit më prestigjoz evropian për klube.
Ekipi i drejtuar nga Luis Enrique paraqitet i plotë, pa asnjë mungesë të bujshme, me përjashtim të lojtarit të ri Mayulu, i cili nuk ka udhëtuar drejt qytetit anglez.
Me organikën e plotë dhe gjithë yjet në fushë, parizienët synojnë një rezultat pozitiv, i cili jo vetëm do t'i afrohej fazës tjetër, por do t'i dërgonte një mesazh të qartë konkurrentëve se nuk do ta lëshojnë lehtë fronin evropian.
Megjithatë, misioni paraqitet tejet i vështirë, sidomos po të kihet parasysh momenti i shkëlqyer që po kalon skuadra e njohur angleze. Drejtuesit e renditjes në Premier League po shfaqin një ecuri perfekte në arenën vendase dhe e kanë nisur me fitore aventurën e tyre në këtë edicion të Champions-it.
Madje, parashikimet paraprake anojnë nga vendasit, duke i konsideruar favoritë në këtë duel të parë të madh të këtij sezoni në kontinent.
Në krahun tjetër, Manchester City hyn në këtë takim pa probleme dëmtimesh, ndërsa vëmendja e të gjithëve në kampin anglez mbetet e përqendruar te sulmuesi norvegjez Erling Haaland, i cili po kalon një formë të jashtëzakonshme së bashku me pjesën tjetër të skuadrës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: