Botë
Kupa Evropiane: Çairi zbulon rivalin e radhës në hendboll për femra
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e vetme e Maqedonisë së Veriut në arenën evropiane të hendbollit për femra, skuadra shqiptare e Çairit, ka kuptuar emrin e kundërshtarit të saj në kuadër të Kupës Evropiane të EHF-së.
Falë pozitës së favorshme në ranglistë dhe koeficientit të lartë, vashat e Çairit e kanë kapërcyer pa djersitur raundin e dytë të kësaj gare, ndërsa procesi i shortit ka caktuar që sfida e tyre e radhës në raundin e tretë të jetë përballja me ekipin nga Azerbajxhani, Kuri.
Kjo skuadër vjen si kampione aktuale e Azerbajxhanit, e cila në fazën paraprake arriti të mënjanojë nga gara ekipin nga Qiproja, APOEL, duke triumfuar në të dyja përballjet e zhvilluara si vendase.
Kalendari i ndeshjeve parashikon që takimi i parë mes Çairit dhe Kurit të luhet në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, më 7 ose 8 nëntor, ndërsa sfida kthyese do të Mbahet në qytetin e Bakusë më 14 ose 15 nëntor.
Hendbollistet e Çairit synojnë që ta shfrytëzojnë maksimalisht epërsinë e fushës vendase në duelin e parë, për të siguruar një avantazh bindës para udhëtimit të vështirë drejt Azerbajxhanit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: