Politikë
“Nuk jua fal kurrë” – Berisha ashpër ndaj LDK-së për qëndrimin gjatë votimit të Speciales
Reklamë e Sponsorizuar
Deputeti dhe figura e njohur politike, Hisen Berisha, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për shkak të mosvotimit dhe qëndrimit të tyre gjatë seancës për Ligjin e Gjykatës Speciale.
I ftuar në emisionin “Kosova Live”, Berisha ka deklaruar se nuk do t'ua falë kurrë atë që e quan sjellje fyese ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke kujtuar se ndërsa pjesa tjetër e sallës u ngrit në këmbë duke thirrur “UÇK”, përfaqësuesit e LDK-së preferuan të mbeteshin ulur.
Duke komentuar edhe pozicionin e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) në atë kohë, Berisha u shpreh se pavarësisht qëndrimeve të tyre të mëparshme apo dosjeve të dërguara, ata u ngritën në këmbë të paktën për formalitet dhe votuan ligjin duke e ditur se nuk kishte efekte reale. Ai shtoi se sjellja e deputetëve të LDK-së ishte e papranueshme, duke theksuar se një qëndrim i tillë do t'i shkonte përshtat vetëm Listës Serbe, por jo dikujt që përfaqëson vlerat e vendit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: