Kronikë
Përshkallëzohen protestat në Rrugën e Durrësit: Sulmohet dhe digjet një bankë e nivelit të dytë, ndërhyjnë forcat e rendit dhe zjarrfikëset
Reklamë e Sponsorizuar
Situata e tensionuar ka vazhduar përgjatë Rrugës së Durrësit, ku qytetarët dhe protestuesit janë grumbulluar në afërsi të godinës së Ministrisë së Arsimit për të shprehur pakënaqësitë e tyre.
Gjatë përplasjeve dhe situatës së dalë jashtë kontrollit, një grup protestuesish ka shënjestruar një bankë të nivelit të dytë, duke e sulmuar atë drejtpërdrejt.
Në vendngjarje janë vërejtur disa individë të rinj me fytyra të mbuluara, të cilët kanë përdorur mjete të forta për të shkatërruar xhamat e institucionit financiar, ndërkohë që kanë shkaktuar edhe zjarr në pjesën e brendshme të tij. Për shmangien e një katastrofe më të madhe, ekipet e zjarrfikëseve kanë mbërritur menjëherë për të vënë situatën nën kontroll.
Ndërkaq, struktura e policisë ka vijuar aksionin për shpërndarjen e turmës duke përdorur ujë, ndërsa raportohet edhe për disa persona të shoqëruar gjatë ndërhyrjes.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: