Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Ecuria fantastike e Teutës, portieri francez Bernardoni rrëfen magjinë e Shqipërisë dhe krahasimin me legjendën Barthez

Redaksia Lajmetereja • 14-10-2026 12:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ecuria fantastike e Teutës, portieri francez Bernardoni rrëfen magjinë e Shqipërisë dhe krahasimin me legjendën Barthez
Kreu i Abissnet Superiores, Teuta, po mbështetet fuqishëm te siguria e prapavijës së saj, ku protagonist absolut është shndërruar portieri Paul Bernardoni. Gardiani francez, i cili iu bashkua skuadrës durrsake gjatë merkatos verore, po konfirmohet si një nga lojtarët më cilësorë të kampionatit elitar. Me pritjet e tij vendimtare dhe neutralizimin e penalltive, ai është bërë një shtyllë kyçe për sukseset e skuadrës, duke siguruar gjithashtu një vend në formacionin më të mirë të javës së fundit. Përmes një videoje të publikuar në kanalet zyrtare, klubi nga Durrësi ka sjellë një rrëfim të “gardianit” francez, i cili ka ndarë përshtypjet e tij për jetën në Shqipëri, formën e shkëlqyer sportive dhe atmosferën në skuadër. “Shqipëria është një vend jashtëzakonisht i bukur. Shumë bashkëkombës të myt vijnë për pushime këtu, por për mua është hera e parë. Tirana më pëlqen pamasë, është një qytet në lartësinë e duhur. Shijoj shumë detin dhe liqenet, ndërsa gastronomia është e larmishme dhe interesante. Kam provuar byrekun dhe është vërtet i shijshëm,” u shpreh ai fillimisht. Duke komentuar vlerësimet individuale, Bernardoni theksoi rëndësinë e suksesit kolektiv: “Lojtari i javës? Jam i lumtur, por mbi të gjitha sepse fitoi skuadra, dhe kjo është rruga e duhur për të ecur para. Ndeshjen e fundit isha unë në qendër të vëmendjes, ndërsa në sfidën e radhës mund të jetë dikush tjetër, si Toli apo Zogos. Jam i kënaqur që morëm një rezultat pozitiv.” Në lidhje me paralelizmin që tifozët kanë bërë mes tij dhe ish-portierit të famshëm francez, Fabian Barthez, ai shtoi me sportivitet: “Ndoshta na bashkon fakti që nuk kam flokë... Barthez është një legjendë e futbollit dhe aktualisht trajner i portierëve në kombëtaren e Francës. Është një nder i jashtëzakonshëm të më krahasojnë me të, diçka e mrekullueshme.” Në fund, portieri francez përcjell edhe një thirrje për mbështetësit durrsakë: “Dua t'u bëj thirrje tifozëve që të na mbështesin në çdo ndeshje sa më shumë të jetë e mundur, pasi na duhet prania dhe energjia e tyre.”
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar