Kronikë
Përshkallëzohet protesta në Rrugën e Durrësit: Sulmohet dega e bankës, ndërhyn policia
Reklamë e Sponsorizuar
Situata e tensionuar ka vazhduar në Rrugën e Durrësit, ku qytetarët e mbledhur në shenjë proteste janë pozicionuar në afërsi të Ministrisë së Arsimit.
Gjatë zhvillimit të tubimit, situata ka dalë jashtë kontrollit kur një grup protestuesish onë ndërmarrë veprime të dhunshme ndaj një institucioni financiar të nivelit të dytë në zonë.
Turbuesit kanë goditur me forcë dritaret e xhamit të bankës, ndërkohë që kanë bërë përpjekje aktive edhe për të dëmtuar dhe shkulur pllakat e trotuarit aty pranë.
Në përgjigje të kësaj situate, efektivët e policisë kanë ndërhyrë duke përdorur ujë për të shpërndarë turmën, ndërsa raportohet se disa prej protestuesve më të dhunshëm janë shoqëruar në komisariat.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: