Aktuale
Rafael Leao thur elozhe për yllin e Barcelonës: E meritohet plotësisht 'Topin e Artë'
Reklamë e Sponsorizuar
Pavarësisht se ishte një nga kërcënimet kryesore për mbrojtjen e Barcelonës gjatë sfidës së zhvilluar në Stamboll, Rafael Leao nuk i ka kursyer fjalët e ngrohta për talentin e katalanasve, Lamine Yamal.
Sulmuesi portugez i Galatasaray-t pati një ndikim të menjëhershëm në fushë duke dhuruar asistin për golin e avantazhit 1-0, megjithatë skuadra spanjolle reagoi fuqishëm duke përmbysur rezultatin dhe duke triumfuar përfundimisht 4-1 në këtë takim të Ligës së Kampionëve.
Në përfundim të ndeshjes, 27-vjeçari portugez foli me superlativa për numrin 10 të blaugranave, duke shprehur hapur dëshirën e tij që i riu të kurorëzohet me çmimin prestigjioz individual. “Dëshiroj që ai ta fitojë ‘Topin e Artë’, sepse e meriton,” u shpreh Leao, i cili dikur qe përfolur si një objektiv i mundshëm i gjigantit katalanas gjatë periudhës së tij te Milani.
Duke vlerësuar ecurinë dhe pjekurinë e tij të parakohshme në fushën e blertë, sulmuesi theksoi se Yamal bën pjesë tashmë mes futbollistëve më të mirë në rruzull. “Sigurisht, duke qenë se jam mik i tij, dëshiroj që ai ta fitojë ‘Topin e Artë’ dhe të mund ta ndihmojë Barcelonën të arrijë gjëra të mëdha,” shtoi ai.
Në prononcimin e tij, Leao vuri në dukje jo vetëm aftësitë e jashtëzakonshme sportive të talentit të dalë nga akademia “La Masia”, por edhe anën e tij njerëzore: “Është një lojtar që e admiroj jashtëzakonisht shumë. Më duket gjithashtu një person shumë modest.”
Në mbyllje, portugezi nuk la pa përmendur mjedisin ku rritet sulmuesi spanjoll: “Është i rrethuar nga njerëz të mrekullueshëm dhe luan në një klub të jashtëzakonshëm, të cilin e vlerësoj shumë”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: