Aktuale
Në zemër të Ibizas: Tayna shfaqet krah yjeve botërore të muzikës elektronike, Black Coffee dhe Mahmut Orhan
Reklamë e Sponsorizuar
Këngëtarja e njohur shqiptare, Tayna, po i kalon ditët e fundit të sezonit veror në ishullin e famshëm spanjoll të Ibizas, një nga qendrat kryesore të jetës së natës në shkallë globale.
Ajo është shfaqur në një ngjarje muzikore ku në qendër të vëmendjes kanë qenë dy prej artistëve më të zëshëm të skenës ndërkombëtare të muzikës elektronike, Black Coffee dhe Mahmut Orhan.
Sipas pamjeve që qarkullojnë në rrjetet sociale, artistja shqiptare është parë në shoqërinë e tyre gjatë një nate argëtuese, duke zgjuar kureshtjen dhe interesin e madh të ndjekësve të saj.
Kjo pjesëmarrje vjen në një kohë kur Tayna ka nisur të ndërtojë ura bashkëpunimi dhe lidhje artistike me tregun ndërkombëtar të muzikës elektronike.
Vlen të përmendet se projekti i saj muzikal “Si Ai” është mbështetur dhe integruar në setet e DJ-ve të njohur botërorë, ku veçohet pikërisht Mahmut Orhan.
Artisti i njohur turk e ka përfshirë më parë këngën e Taynës në performancat e tij live, duke e bërë atë pjesë të eventeve të rëndësishme muzikore ku ai ka marrë pjesë.
Në mbrëmjen e të shtunës, atmosfera në Ibiza bashkoi në të njëjtin mjedis Taynën, Mahmut Orhan, menaxherin e tij dhe producentin e mirënjohur Black Coffee, ndërsa copëza nga kjo mbrëmje kanë pushtuar tashmë rrjetin.
Tani mbetet për t'u parë nëse ky takim në skenën ndërkombëtare do të paralajmërojë ndonjë bashkëpunim të ri muzikor për këngëtaren shqiptare.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: