Ekzekutivi i Kosovës ka ndërmarrë një hap të ri institucional duke themeluar Grupin Punues, i cili do të merret me çështjen e procesit të Apelit në Hagë që lidhet me ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Megjithatë, ajo që ka rënë në sy gjatë kësaj mbledhjeje qeveritare ka qenë mungesa e zëvendëskryeministres së dytë, njëkohësisht ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla.
Kjo mungesë vjen pas një periudhe kritikash të drejtuara ndaj Gërvallës për shkak të qëndrimeve të saj dhe heshtjes publike rreth vendimeve të Gjykatës Speciale ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë një konference për media të mbajtur javë më parë, ajo i ishte referuar atyre me termat "të dënuar" dhe "të akuzuar", ndërsa ishte vënë re hezitimi i saj për të përmendur shkurtesën e UÇK-së.
Në anën tjetër, kryeministri Albin Kurti gjatë mbledhjes ka bërë të ditur se ky trup i ri punues do të drejtohet nga zëvendëskryeministri i parë, i cili është edhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
"Sikurse kemi theksuar edhe më herët, për këtë çështje nevojitet një strategji shtetërore e kombëtare, një organizim që tejkalon përkatësitë partiake dhe bashkon institucionet rreth një qëllimi të përbashkët. Për këtë arsye, sot po themelojmë Grupin Punues të kryesuar nga Konjufca", u shpreh ndër të tjera kreu i ekzekutivit.
Politikë
Mungesa e Gërvallës bie në sy: Qeveria formon Grupin Punues për çështjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
Reklamë e Sponsorizuar
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: