Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

“Studentët po sakatohen për karrigen e Ramës” – Dosti lëshon zjarr: Banda e tij i ka ditët e numëruara

Redaksia Lajmetereja • 14-10-2026 07:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Studentët po sakatohen për karrigen e Ramës” – Dosti lëshon zjarr: Banda e tij i ka ditët e numëruara
Pas zhvillimeve të fundit dhe përplasjeve të dhunshme mes studentëve protestues dhe forcave të rendit në kryeqytet, ka reaguar ashpër publicisti i njohur Adriatik Riza Dosti. Ai e ka cilësuar policinë shqiptare si thellësisht të politizuar, joprofesionale dhe instrument të qeverisë. Në një mesazh të bërë publik në rrjetet sociale, Dosti u ka bërë thirrje urgjente prindërve, qytetarëve, studentëve dhe pedagogëve që të lënë pas indiferencën dhe të bashkohen në shesh në mbrojtje të protestuesve. Sipas tij, administrata aktuale po mbahet në pushtet përmes një strukture me tipare kriminale, ndërsa nuk ka lënë pa përmendur as median, të cilën e bën bashkëfajtore për gjendjen e rëndë në vend, duke bërë thirrje që kjo revoltë të shndërrohet në një lëvizje mbarëkombëtare. “E kam thënë edhe herë të tjera që Shqipëria ka policinë më kriminale në Evropë. Dhe kjo sepse e ka, së pari, rurale në përbërjen e saj, në shumicën e saj, të keqpaguar, të keqtrajtuar, të keqpërdorur, thellësisht partiake dhe, mbi të gjitha, thellësisht joprofesionale e politike. Po ndjek me vëmendje e shqetësim protestën studentore në Tiranë dhe nuk po duhet t’u besoj syve. Po kë godet ashtu, mor maskara polic... mor kriminel... mor kafshë?! Kë ke përgjakur, kë ke sakatuar e masakruar? Gjakun tënd? Fëmijën tënd, vajzën e djalin tënd, motrën e vëllanë tënd, nipin e mbesën tënde, çunin a gocën e xhaxhait, dajës, tezes, hallës tënde... kushëririn tënd e gjakun tënd... komshiun tënd... shqiptarin tënd... Se kaq jemi, një grusht popull, dhe o do të biem krushqi, o kushërinj, o komshinj. Ndaj, ti qofsh që, për të ruajtur pushtetin e ndyrë të Ramës e për të siguruar në pushtet bandën e tij kriminale, për një rrogë të qelbur e për një vend pune, po gjakos e masakron kafshërisht studentët... të nesërmen e Shqipërisë...” Në vijim të reagimit të tij, publicisti ka drejtuar akuza të rënda edhe ndaj familjarëve dhe qytetarëve që preferojnë të qëndrojnë komodë përpara ekranit, ndërkohë që të rinjtë përballen me dhunën policore në rrugë. “Turp për ju, prindër e të afërm të atyre djemve e vajzave heroike që s’po tremben të përleshen e të gjakosen me pushtetin gjakatar të Ramës... me dhe pa uniformë... teksa qëndroni në shtëpi e nëpër bare e kafene dhe i ndiqni e i shihni fëmijët tuaj nga televizori, teksa dhunohen kësisoj... Kur ju të parët, në mbështetje të tyre, duhet të jeni me ta e në krah të tyre. Turp për qytetarët e Tiranës që i lënë vetëm studentët heronj... Bashkohuni me ta... Ndryshe, Rama nuk ikën vetëm me të bërtiturën tuaj: ‘Rama ik!’” Duke u ndalur te roli i mediave dhe i analistëve, Dosti nuk i ka kursyer as ata, duke i konsideruar pjesë të problemit që ka kapluar shoqërinë shqiptare ndër vite. “Nuk po flas për specien më të neveritshme të globit... patronazhistët, vemje e qelbësira që, për një vend pune e për një grusht para, vrasin të parët nënën e babanë e tyre... Nuk jam fort me ju, zonja e zotërinj gazetarë, që po ankoheni nga dhuna policore më shumë se për ata studentë protestues që janë në vijën e parë të protestës e po gjakosen e masakrohen nga ‘policia e tyre’, aq sa edhe policët serbë, grekë, maqedonas e malazezë nuk do të guxonin kurrë të silleshin me ta kaq barbarisht... Sepse jeni pikërisht ju (natyrisht, jo të gjithë, por shumica prej jush) bashkëfajtorë për mbërritjen e situatës në Shqipëri deri në këtë farë derexheje. Jeni ju... Pse është Rama ende në pushtet? Dhe këtë e them me plot gojën e publikisht.” Në mbyllje të apelit të tij, ai ka kërkuar një mobilizim gjithëpërfshirëse mbarëkombëtare për t'i dhënë fund kësaj situate. “Prindër, qytetarë të Tiranës e të krejt Shqipërisë, studentë e pedagogë nga i gjithë vendi, demokratë e ju protestues të mbi katër muajve... bashkohuni me studentët e mos i lini vetëm, sepse bashkimi bën fuqinë dhe sepse, mbi të gjitha, protesta e tyre, qoftë edhe e dhunshme përballë një policie kriminalo-politike që meriton të njëjtën monedhë... mbi të gjitha është dhe duhet të jetë protestë e fuqishme mbarëkombëtare, në të mirë të Shqipërisë.”
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar