Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Foda shpall synimin afatgjatë: Kualifikimi në ‘Euro 2028’ është misioni ynë kryesor

Redaksia Lajmetereja • 26-09-2026 17:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Foda shpall synimin afatgjatë: Kualifikimi në ‘Euro 2028’ është misioni ynë kryesor
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda, ka përsëritur se aspirata kryesore e “Dardanëve” mbetet sigurimi i biletës për në Kampionatin Evropian të vitit 2028. Të dielën, “Dardanët” do të matin forcat me Austrinë në një takim vendimtar për ngjitjen në Ligën A të Ligës së Kombeve, sfidë në të cilën kundërshtari luan me petkun e favoritit. Gjatë paraqitjes para mediave, tekniku gjerman u ka kërkuar lojtarëve të tij që të zbresin në fushë me bindje të plotë në aftësitë e tyre, duke vënë në pah se vëmendja e plotë duhet të mbetet te synimi madhor. “Jam i kënaqur nëse loja shkon mirë. Në fund të ditës, do të shohim se çfarë po ndodh. Me rëndësi është të luajmë me vetëbesim, e njohim Austrinë. Janë favoritë, por kjo nuk do të thotë ta ulim vetëbesimin. Qëllimi im është Kampionati Evropian 2028, kjo ka qenë objektivi nga dita ime e parë”, u afrimua Foda. Ndeshja ndërmjet Austrisë dhe Kosovës është planifikuar të luhet të dielën, me fillim nga ora 18:00.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar