Politikë
Imazhet tronditëse nga Tirana: Studenti që u përball i vetëm me forcat e rendit përfundon i gjakosur
Reklamë e Sponsorizuar
Tensionet e larta kanë dominuar protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, e cila nisi që prej orës 14:00. Tubimi, që fillimisht u fokusua te kërkesat për përmirësimin e standardeve arsimore dhe thirrjet kundër qeverisë, degjeneroi shpejt në përplasje të ashpra fizike mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.
Situata në terren u përshkallëzua ndjeshëm kur forcat e rendit ndërhynë duke përdorur gaz lotsjellës dhe mjete me ujë në presion për të shpërndarë turmën. Në rrjetet sociale janë bërë virale pamje të rënda, ku shfaqet një prej protestuesve në gjendje të rëndë shëndetësore, me shenja të dukshme dhune pas shoqërimit nga policia.
Bëhet fjalë për Klevin Metajn, student i Universitetit të Tiranës. Ai është i riu që, pak çaste para se të përfundonte i gjakosur në furgonin e policisë, u filmua duke u përballur i vetëm me gjashtë efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), të cilët ishin të pajisur me shkopinj gome.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: