Kronikë
Kërcënoi se do të aktivizonte bombën, Policia hyn me forcë në banesën e të dyshuarit serb në Fushë-Kosovë, arrestohen dy persona
Reklamë e Sponsorizuar
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar, mashkull kosovar të nacionalitetit serb, i cili dyshohet se ka kërcënuar një qytetar me armë në Fushë-Kosovë.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari nuk iu bind urdhrave të zyrtarëve policorë për ndalim dhe dorëzim, por hyri në banesën e tij dhe u mbyll brenda.
Në vendin e ngjarjes intervenuan njësitë speciale intervenuese dhe operative, njësitë e rendit publik, njësia K9 dhe njësitë patrulluese. Policia siguroi zonën dhe për një kohë të gjatë tentoi ta bindte të dyshuarin që të dorëzohej pa pasoja.
Meqë ai nuk iu bind thirrjeve të vazhdueshme, zyrtarët policorë u detyruan ta hapnin derën me forcë dhe të hynin në banesë.
Gjatë operacionit, përveç të dyshuarit për kanosje, u arrestua edhe një person tjetër, mashkull kosovar, i cili ndodhej brenda banesës dhe dyshohet se pengoi zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës.
Në operacion morën pjesë edhe zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës, ndërsa ekzaminimi i vendit të ngjarjes po vazhdon nga njësitë përkatëse policore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: