Sport
Histori në Ligën e Kampionëve: Amir Rrahmani shënon golin e parë në karrierë në elitën europiane
Reklamë e Sponsorizuar
Mbrojtësi i mirënjohur dhe ish-kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka lënë gjurmë në skenën më të madhe të futbollit europian, duke shënuar golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve.
Momenti historik për futbollistin dardan erdhi shumë shpejt, në minutën e tetë të sfidës kundër Villarrealit. Rrahmani u shfaq në vendin e duhur pas një harkimi në zonën e rreptësisë, duke treguar përqendrim maksimal për ta dërguar topin në rrjetë.
Në tentativën e parë, goditja e tij me kokë u neutralizua fillimisht nga portieri kundërshtar. Megjithatë, Rrahmani ndoqi me vëmendje aksionin dhe, duke përfituar nga topi i kthyer, realizoi golin e avantazhit për Napolin, duke zhbllokuar kështu rezultatin e këtij takimi të rëndësishëm.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: