Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Avokati i Popullit nis hetim për përdorimin e forcës nga Policia gjatë protestës së studentëve në Tiranë

Redaksia Lajmetereja • 13-10-2026 17:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Avokati i Popullit nis hetim për përdorimin e forcës nga Policia gjatë protestës së studentëve në Tiranë
Avokati i Popullit ka nisur një hetim administrativ lidhur me përdorimin e forcës nga Policia gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë. Në reagimin zyrtar, institucioni bën me dije se hetimi ka nisur kryesisht, në kuadër të detyrave të tij ligjore, për të vlerësuar nëse përdorimi i forcës nga efektivët e Policisë ka qenë i domosdoshëm dhe proporcional, në përputhje me nenet 2, 3 dhe 11 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ndërkohë, grupet e monitorimit të Avokatit të Popullit janë angazhuar në terren, në Bllokun e Sigurisë dhe pranë komisariateve ku mbahen personat e shoqëruar gjatë protestës. Sipas institucionit, po verifikohet respektimi i të drejtave të personave të shoqëruar, përfshirë të drejtën për t’u pajisur me avokat, njoftimin e familjarëve dhe garantimin e ekzaminimit mjekësor. Në përfundim të reagimit, Avokati i Popullit u bën thirrje qytetarëve që pretendojnë se u janë shkelur të drejtat gjatë protestës, të paraqesin ankesa individuale pranë institucionit, në mënyrë që pretendimet e tyre të shqyrtohen sipas procedurave përkatëse.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar