
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku një çift me një fëmijë 3-muajsh është përplasur nga një makinë.
Policia kanë njoftuar se ngjarja ka ndodhur në rrugën e Kavajës, ku çifti po kalonte në vijat e bardha së bashku me të miturin, ndërsa makina nuk ka ndaluar duke i shtypur. Nëna dhe fëmija janë dërguar për në spital, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit, i cili menjëherë pas aksidentit braktisi makinën duke u larguar me vrap.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 08.05.2022, në Rrugën e Kavajës, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasit V. K., 43 vjeçe, A. K., 48 vjeç dhe fëmijën e tyre të mitur 3 muajsh, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtues i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.