May 19, 2022

Në përballjen e “Shihemi në Gjyq” mes Artirit dhe vjehrrit të tij, Lekos, merr pjesë edhe kunata e dhëndrit, Adiola. Ajo ka qenë ndërmjetëse që Leko të mundte të merrte paratë borxh nga dhëndri i tij sepse Adiola kishte bashkëbiseduar me të motrën.

Por, ajo i kundërvihet të atit sot në rubrikën e emisionit “E diela shqiptare” në Tv Klan sepse borxhi që ai i mori dhëndrit për të ndërtuar shtëpinë, e cila rezultoi të ishte mbi një tokë shtetërore e më pas private, ka sjellë konflikt familjar. Situata e ndërlikuar rëndohet edhe më tepër sepse Artirit i nevojiten paratë për kryerjen e një operacioni e nuk mundet të punojë, kurse Leko nuk ka mundësi. Adiola i flet të atit ashpër pasi familja e motrës së saj ndodhet në vështirësi e konflikt prej Lekos.

Artir: Unë do ta sjell edhe nipin, edhe vajzën në shtëpi t’i mbash ti se unë nuk punoj dot.

Leko: Mos më prek mua!

Artir: Nuk të preka unë, ti më preke. Bëj si të duash, gjeji ku të duash.

Adiola: Pse nuk na tregove neve që i kishe me falsifikime? Çfarë i ke këto? Do t’i marr do t’i gris! Çfarë i ke këto? Do ndaj motrën nga burri? Turp të kesh! Të kesh turp!

Leko: Turp të mbajë prokurori!

Artir: Cili prokuror mo?

Leko: Do ta gjej, ata të mbajnë turp për falsifikimet, jo unë.

Adiola: Pse nuk na the më përpara? Ç’i ke këto? Do t’i gris unë këto! Nuk më duhen këto mua! Do ndaj motrën nga burri? Nuk më duhen këto! Nuk më duhen!/tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.