August 15, 2022

Artiri ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” vjehrrin e tij, Lekon për një shumë parash që ai i ka borxh prej disa vitesh. Me ndërmjetësimin e kunatës së tij, Artiri pranoi t’i jepte paratë Lekos, por shtëpia që ai po ndërtonte rezulton se po ngrihej mbi një pronë private, jo shtetërore. Teksa vjehrri i Artirit nisi tëpërballej me gjyqe të njëpasnjëshme, vetë ai vuan nga një problem shëndetësor prej të cilit i duhet të operojë këmbën. Ndaj, dhëndri ka nisur t’i kërkojë paratë vjehrrit, i cili thotë se nuk ka ç’ti japë e kjo i ka sjellë në rubrikën e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan.

Ardit Gjebrea: Për çfarë ia dhe lekët vjehrrit tënd?

Artir: Vjehrri im donte të ndërtonte një shtëpi të vogël në fshat që të punonte atje dhe më tha nuk më mjaftojnë lekët, më jep edhe ti një shumë. Edhe mua meqenëse më ndodheshin nuk ia mbajta, duke e njohur për burrë të mirë atë fytyrën atje por nuk u tregua aq i mirë sa dukej.

Eni Çobani: Për sa kohë ia dhe?

Artir: Nuk bëmë gjë me noter.

Ardit Gjebrea: Para sa kohësh ia ke dhënë këto para?

Artir: Para 10 vjetësh, në 2012 ka filluar ndërtimin dhe tha nuk më mjaftojnë. Unë i tërhoqa, ia dhashë si njeri po ai nuk është as njeri.

Ardit Gjebrea: Brenda këtyre 10 vjetëve, sa herë ia ke kërkuar?

Artir: Pafund, sidomos që kur filloi problemi i këmbës.

Leko: Atë avaz ka patur ai.

Eni Çobani: Po ka problemin e këmbës more zotëri.

Ardit Gjebrea: O Leko, më fal pak, se thua një e dy këtë avaz ka patur. Po ti një e dy e ke patur mirësinë e avazit që ti thuash më prit ose për këtë arsye nuk t’i kthej dot lekët?

Leko: Në 2014 jam thirrur në Policinë e Shtetit në Korçë sikur unë kisha zënë rrugën e të tërë zonës, jo sikur kisha marrë pronë.

Artir: Ty të rrofshin dokumentat. Ç’i dua unë dokumentat? Piju lëngun dokumentave. Unë nuk lëviz që këtu pa më dhënë lekët ai./tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.