May 19, 2022

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sot në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste disa kryetarë bashkie.

Ai tha se disa prej tyre që u zgjodhën në një ndeshje pa kundërshtarë kanë vazhduar të qëndrojnë për inerci në krye të bashkive.

Kritikat ishin në drejtim të plehrave, mungesës së përgjigjeve për bashkëqeverisjen dhe moskrijimi ne këshillave rinorë vendorë.

“Zgjedhjet vendore janë në prag. PS ëshë garanci edhe për këto zgjedhje. Përmirësimet që do bëjmë partisë do i japin akses për ti përballuar me sukses. Unë nuk jam shumë optimist sot për këtë bilanc, për një pjesë jo të vogël të bashkive tona.

Disa kryetarë bashkish që hynë në zgjedhje pa garë dhe u zgjodhën kryetar pa kundërshtarë kanë vijuar për ineceri të qëndrojnë në krye të bashkive thua se kundërshtarët nuk ekzistojnë, papastëria nuk ekziston, po marr këtë që është A dhe një sfidë e këtij mandati.

Është për të ardhur keq që një pjesë e kryetarëve janë krah për krah me ne, për të garantuar që Shqipëria të mbyllë këtë kapitull turpi ndërsa një pjesë nuk janë fare të angazhuar në këtë proces, dhe kjo është fatkeqësi e madhe. Sic është fatkeqësi të shohësh që kërkesës ligjore të Ministres për Rininë, deri tani i janë përgjigjur vetëm 44 bashki dhe afati ka kaluar. Nuk dua t’i marr me emra, por pyetja që dua t’ju bëj është Po me ca merreni?,” tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.