Fieri, dhe si Gramoz Ruçi mbrojti mandatin e 9-të për PS në 25 Prill

0
68

Nga Vladimir MUÇAJ –

Një shprehje e vjetër thotë që fitimtarët nuk gjykohen por unë do të merem në këtë shkrim analitik me kryerjen e një analize post-elektorale se si erdhi rezultati më pozitiv i qarkut (në krahasim me të tjerat) për partinë socialiste në Bashkinë e Fierit.

Kam patur gjithmonë idenë se betejat elektorale nuk fillojnë dhe mbarojnë me hapjen dhe mbylljen e afatave të përcaktuara në kodin zgjedhor, por në një koncept konservator beteja elektorale zhvillohet ç’do ditë qeverisjeje, e me sa duket në të njëjtin gjykim ka rezultuar të ishte edhe bashkia e Fierit e cila në ç’do ditë të punës së vetë punonte me objektiv kryesor, përmbushjen e detyrimeve dhe shërbimeve për qytetarët, por edhe maksimalizimin e votës së majtë në këtë bashki.

Rezultati që erdhi në 25 prill ishte pasoja pozitive e nisjes qysh në krye të herës së kalkulimeve, skemave, kombinimeve dhe përcaktimin e piketave në të cilat do të kryhej fushata votëmbledhëse e partisë socialiste në qytetin e Fierit dhe në gjithë njësitë administrative përbërëse.

Sot më vjen mirë që në disa shkirme të miat kur çelja e fushatës ishte ende larg ( por ku edhe unë si një vëzhgues i hollë dhe i kujdesshëm i asaj që pritej të ndodhte) kisha argumentuar se peshën kryesore elektorale do e mbanin dy figurat politike më të rëndësishme të qytetit të Fierit.

I pari kreu aktual i kuvendit të Shqipërisë Z.Gramoz Ruçi, që për strategji elektorale u vendos i 10-ti në listën shumëemërore për deputet të qarkut të Fierit dhe i dyti kryebashkiaku Z.Armando Subashi.

Kjo dyshe politike duke bashkërenduar punët me gjithë aktorët dhe faktorët lokal arriti si rezultat final në bashkinë e Fierit, një rezultat mjaftueshmërisht të kënaqshëm në raport me gjithë pjesën tjetër të qarkut. Mesazhet që ata përcollën në mënyrë të drejpërdrejtë ndaj votuesve fierakë, duke vënë theksin fort se duhej votuar sigla dhe duke mos orientuar zgjedhësit drejt emrave preferenciale bëri të mundur maksimalizimin e votave ,ruajtjen e kurbës së shifrave dhe përmbushjen e plotë të obejktivave të vendosura më parë.

Le të “notojmë ” pak në shifra dhe të bëjmë krahasimin referues mes vitit 2017 dhe viti 2021 :

Viti 2017
Partia Socialaiste në Bashkinë Fier fitoi 54.6 % të votave ( votues gjithsej 71 445 ) .
Partia Demokratike fitoi 25.9 % të votave .
LSI mori 12.4 % të votave .
PDIU mori 5.8 % të votave .

Viti 2021
Në 68944 votues (rreth 2500 më pak se 2017) Partia Socialaiste fitoi 53.2 % të votave
Partia Demokratike fitoi 35.7 % të votave .
LSI mori 8.2 % të votave .

Duke analizuar shifrat e mësipërme vihet re se në 2017 shumatorja e votave të PD+LSI+PDIU është 44,1%.
Në 2021 shumatorja e votave të PD+aleatet+ LSI shkon ne 43,9%. (-0,2%).

Pra siç shikohet vota anti-PS nuk është rritur në Fier, ajo thjesht ka lëvizur brenda partive opozitare.
Nga ana tjeter edhe Partia Socialiste qëndroi afërsisht në të njëjtat shifra si të vitit 2017 por me një tkurrje minimale votash prej 1.4 %. ose 1788 vota më pak. Disa përceptime personale përtej shifrave krahasuese dhe zyrtare :

Në gjërat që ecën mirë për Partinë Socialiste mund të rendis me bindje sinkronizimin e veprimeve dhe percjelljen e mesazheve konktete politike nga binomi Ruçi – Subashi. Me qetësi dhe maturi politike arritën të preknin personalisht ç’do qelizë të territorit administrativ të bashkisë Fier dhe bindën votuesit se projekti i majtë duhej çuar përpara medoemos si alternativa e vetme zhvilluese për qytetin e Fierit.

Ajo çka nuk funksionoi si duhet ishte angazhimi i shumicës së drejtuesve të institucioneve rajonale të cilët shfaqën doza hipokrizie dhe në shumicën e rasteve e shoqëruan betejën politike me dyshimet se një rotacion politik ishte pranë.

Si përfundim për mos të lodhur lexuesit gjithë aksioni politik i Gramoz Ruçit , Armando Subashit por edhe Petro Koçit bëri të mundur që Bashkia Fier të shërbente si “komerdare” shpëtimi për numrin e deputetëve të listës së Qarkut Fier duke u finalizuar me 9 deputetë.

Realiteti na tregoi që nëse Bashkia e Fierit do të kishte trendin e shifrave të njësive të tjera të qarkut, rezultati final do të ishte jo me 9 deputetë siç doli por mund të binte në 8 mandate.

Si ta kuptojmë këtë?
Bashkitë e vogla si Divjaka, Patosi Roskoveci por edhe Mallakastra duke parë shifrat kanë një numër votuesish faktik rreth 15 mijë ndërsa bashkia e Lushnjës rreth 50 mijë. Këto njësi me numër të tillë votuesish kishin një humbje nga 3500 deri në 1700 vota për PS. Në përqindje elektorale shkon nga 7% deri në 15% më pak në raport me 2017. Nëse ky trend do vlente ose do realizohej edhe në Fier, sipas një llogarie të thjeshtë duhet te ishin rreth 7000 vota më pak dhe PS do të merrte rreth 30000 vota (nga rreth 36638 vota që morri )PS nuk do të kishte sot 9 mandate.

Nga ana tjetër kësaj shifre nëse do ti shtonim teorikisht edhe një rritje të PD në Fier siç realisht ka ndodhur në pjesët e tjera, në vlerë absolute, diferenca e votave do të shkonte në rreth 10’000 më pak se 2017, çka e bënte të sigurt humbjen e mandatit të 9.

Gjithkush mund të pyes; Pse e bën ti Z. Gazetar ketë supozim?
Në aspektin llogjik duke parë rezultatet e qarkut dhe duke i krahasuar ato ky supozim nuk është se ska bazë llogjike sepse përderisa të gjitha kishin këtë ulje në rezultat pse të mos e kishte edhe Fieri?
Si shpjegohet që vetëm Fieri mbajti rezultatin e 2017?

Kjo është arsyeja pse Fieri dhe Gramoz Ruçi shpëtuan mandatin e 9 për PS.
Si përfundim fushata, strategjia, reputacioni dhe “loja e pastër” vetem në dobi të PS që zhvilloi Gramoz Ruci në Fier dhe mbështetja e k/bashkiakut Subashi në të gjithë territorin e bashkisë, rezultuan deçizive dhe përcaktuese në rezultatin 2021.

Nga ana tjetër PD dhe gjithë fronti opozitar me gjithë pretendimin e madh për ardhjen në pushtet, nuk arriti që të shtonte vota në total brenda kampit të vet. Sic e thamë edhe më sipër totali i votave të tyre në 2017 ishte 30455.
Në 2021 totali i votave të tyre është 30271 pra 184 vota më pak ose 0,2% më pak.

Të dashur lexues.
Shifrat flasin vetë. Ato të ndihmojnë të kuptosh, të analizosh dhe në fund të nxjerrësh konkluzionet përkatëse.
Në këtë seri shkrimesh analitike që kam publikuar këto ditë për qarkun Fier, jam munduar të hedhë dritë nëpërmjet shifrave se ç’ka ndodhur realisht.

Shumë mund të jenë dakort, shumë të tjerë jo. Secili ka opinionin e vet por tjetër gjë është opinioni i gjithsecilit nga ne dhe tjetër gjë janë shifrat. Shifrat nuk janë opinion por fakte dhe faktet gjithmonë janë kokëforta….

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here