Nga Vladimir Muçaj: Bashkia Rroskovec “ndihmoi” në humbjen e një mandat deputeti socialist në 25 Prill

0
8

Në anilzën që dëshiroj të bëj unë bazuar në shifra zyrtare zgjedhore në bashkinë Roskovecë dhe njësitë e saj administrative i vetmi qëllim është të tregoj se sa shumë të konsumoka pushteti kur atë nuk di ose me saktë e përdor për interesa grupore dhe personale. Mund ta them dhe më ndryshe për ta bëre këtë analizë dhe opinion edhe më të “ftohtë” për lezuesin. Paaftesi menazheriale të PS në këtë bashki cuan në rezultat zhgënjyes për të majtët rroskovecarë!

Të hidhemi tek shifrat për të bërë dhe krahasimin para se të bëjmë koment e opinion. Në zgjedhjet e vitit 2017 në këtë bashki votuan 13 mijë qytetarë. PS mori 60% të votave, PD=27%,LSI 7%PDIU 2.4%. Në zgjedhjet e 25 Prillit PS mori 52.6% PD 41% ndërsa LSI 4.28%. Siç shihet tabala zyrtare nuk të lë të gabosh. PS në këtë bashki me të.gjithë aktorët dhe faktorët e përfshirë në këtë fushatë zgjedhore kanë dështuar, janë thyer keqazi përballë opozitës PD-LSI. Opozita lokale në këtë bashki korri rrezultat të.pëlqyeshëm. Sipas informacioneve të mia në terren gjatë. fushatës ky rezultat ishte i pritshëm për shkak të konsumimit politik të kryebashkiakes së Rroskovecit si dhe drejtuesëve lokalë të degës socialiste në këtë njësi. Drejtuesit e PS në këtë zonë më shumë konsumuan dreka darka dhe alkool sesa takime me njerëzit. Pritshmëritë në maksimalizimin e votave ishte dhe me të punësuarit në kompaninë. Albpetrol. Parë me syrin e shifrave dhe të punësuarit me rekomandim politik dhe jo politik e tradhëtuan ish-drejtorin Baftjar Zeqaj i cili kandidoi për deputet dhe fitoi mandatin. Duhet thënë që Zeqaj nuk mori maksimumin e pritshëm të votave jo totalisht për shkak të tij por për shkak të konsumimit ekstrem të PS në këtë njësi. Rezultati i ulët në Rroskovec e klasifikon atë si një tjetër “mëkatare” në humbjen e një mandat deputeti për PS në rang qarku Fier. E bëmë gjithë këtë panoramë për tu thënë se sa shumë të konsumon pushteti kur karrigja përdoret për interesa të ngushta personale e grupore. Në këtë rast e konsumuar doli PS-ja lokale por jo vetëm ajo!… Opozita pësoi ngritje drastike për shkak të atij konsumimi qe përmëndëm por jo vetëm për atë shkak. Në këtë zonë zgjedhore vëluan dhe ‘marrëveshje” nën rrogoz mes individesh influente nga PS PD e LSI në ndarje pazaresh nëse Opozita vinte në pushtet. Kjo qe parashtruam meriton nje analize tjeter qe padyshim do ngulemi ta bëjmë me shembuj konkret. Në mbyllje po them: Bashkia Rroskovec doli e dobët dhe e raskapitur në këto zgjedhje për shkak të konsumimit të saj dhe burimeve njerëzore…Ky rezultat i afishuar ndikoi në humbjen e nje mandat deputeti në Qarkun Fier! Kaq për sot!…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here