Nga Vladimir Muçaj : Analizë – Opinion , Bashkia Patos fitoi nje mandat deputeti , tkurri PS-në/Rezultati post zgjedhor i dhuroi një mandat opozitës .

0
39

Patosi nje Bashki e njohur si bastion i partise Socialiste ishte nje nga bashkite qe pati nje rezultat negativ krahasuar me vitin zgjedhor 2017 me – 1167 vota .

Kjo nje shifer jo e vogel duke pasur parasysh trendin e votimeve te kesaj bashkie . 

Po te shikojm ne regjistrin zgjedhor te 2017 ka pas 34 225 votues dhe 15481 vota te vlefshme shifer perafersisht e njejte me vitin zgjedhor 2021 me 34 508 votues dhe 14139  vota te vlefshme . 

Krijojme tabelen krahasuse te shifrave me vitin zgjedhedhor 2017 dhe dalim ne konkluzionin se si ka dhen verdiktin sovrani.

Bashkia Patos . Viti 2017Viti 2021Diferenca me 2017
PS8874 Vota7707 Vota– 1167 Vota
PD4352 Vota5111 Vota  759 Vota
LSI1387 Vota1005 Vota  -382 Vota
Partit e Vogla 868 Vota316 Vota   -553 Vota
Total Votus15481 Vota te vlefshme 14139 Votues-1342 Votues Me Pak

Nga rezultate ne tabelen krahasuse po te mbledhim votat partive  qe kan pas rezultat negativ plus rezultati negativ i partive te vogla mbledhura ne total dhe tu zbresim 1342 votues me pak qe kan votuar ne 2021 do shikojm a kan vajtur votat tek partia Demokratike . 

-1167 + – 382 +-553 = 2102 shuma totale e votave qe partit kan pas humbje ne 2021 krahasuar me 2017 

Kete shume   2102 vota i zbresim – 1342 votues me pak nga 2017 dhe del shifra 760 pra del se ku kanë shkuar votat ne Patos dhe shikojmë qe korespondon me shifren + 759 te votave te PD  qe jan ritur ?!

Kjo tabel dhe keto shifra tregojn ne te vertet se cfare ka ndodhur me votuesit dhe a mund te parishikohet sjellja e tyre ?

Pra partia socialiste ka pas nje humbje me 1167 vota nga 2017 ndersa partia Demokratike ka pesuar ritje me 759 vota , kurse  – 1342 votues qe nuk kan ardhur fare te votojn mundet te benin ndryshimin ne rezultatin zdhedhor . 

Tek keta votues -1342 me pak  duhen par arsyet e mundshme se perse nuk kan ardhur te votojne arsye objektive apo subjetive , pamundesi per te ardhur per votim apo pakenaqesi e shprehur me mos pjesemarje ne votim qe ne rastin e tille dihet qe kan qene votues socialist . 

Pse kjo revolt e votuesve socialist me mos pjesemarje ne votime cka coi dhe ne nje rezultat negativ krahasuar me 2017 ? Pakenaqesitë me kryetaren aktuale te bashkise Rajmonda Balili ne mandatin e trete ne lidhje se si ajo ka menaxhuar problematikat e komunitetit apo ka pas doze gjykimi , vleresimi dhe reagimi ndaj deputetes Antoneta Dhima ?! Kjo nuk ngelet pjese e analizes time ne kete rast jo sepse unë nuk kam nje opinion dhe argumenta .

Cila duhet te jete analiza e brendeshme e partise socialiste Patos dhe si do reflektoj ky rezultat ne baze dhe institucionet e kesaj Bashkie qofshin keto institucione ne varesi te pushteti lokal apo institucione ne varesi te pushtetit qendror ?

Ne rast mos refklektimi a rezikon qe ne zgjedhjet lokale partia demokratike te pesoj nje ritje galopante e mund te fitoj bashkin Patos ? Sipas meje kjo nuk do te perbente cudi madje do te ishte nje rotacion i bukur elektoral e politike .

Keto jane shume pyetje qe ne njefarë forme kane dhe nje pergjigje brenda deri diku dhe te diktuar nga shifrat dhe realiteti zgjedhor i 2021.

Kush nuk reflekton , e peson  , ndaj dhe analiza brenda dhe riorganizimi duhet te jen primare qe zgjedhjet e ardhshme te gjejn gati cdo parti konkurente .

Ne analizen tjeter do shikojm bashkine Mallakaster , bashki e cila ne paranteze po themi se krahasimisht me bashkite te mara ne analize prej meje ne kete fushate te “eger zgjedhore ” pesoi tkurje duke ndikuar ne rezultatin perfundimtar ne rang qarku Fier me humbjen e nje mandati Permbylltasi sipas vezhgimit tim ne bashkin Patos referuar shifrave zyrtare zgjedhore reth 1342 votues te cilet nuk moren pjese ne zgjedhje mund te sillnin ndryshim renjesor te rezultatit .Me keta votues “te inatosur “nga pushteti nuk diten te punojnë e ti thithin si votues deputetja fituese Antoneta Dhima me shtabin e saj elektoral si dhe Rajmonda Balili kryetare e bashkiase Patos e partise socialiste per here te trete. Ah dhe diçka brenda analizës dhe komentit. Duke patur parasysh reagimet dhe opinionet e qyetareve fantak politik dhe jo fantatik rikandidimi i zonjës Antaneta Dhima në këtë njësi zgjedhore nuk ka qenë më efikasi dhe i duhuri për përthithjen dhe maksimizimin e votave të majta.! Shumë kontaktues dhe bisedues me mua personalisht në kohë dhe hapsira kohore të ndryshme e kanë shprehur këtë qëndrim ndaj saj. Gjithsesi ajo mori një mandat legjitim, por duke lënë shumë dritëhije për tu analizuar më pas!…Si gazetarë e përçues të fakteve mua kaq më takon të përcjell! Kaq dhe këto kisha për bashkinë Patos, për rezultatin e 25 Prillit….30 Maj 2021,Newsalbania.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here