Kryebashkiaku që nxorri Fierin nga llumi (Nga Bejdo Malo)

0
68

Nga Bejdo Malo

Gjyqtari që ktheu lumin e zi në lumë të kulluar

Avokati shpirtëror dhe i halleve të 200 mijë banorëve. Si një nga juristët më të mirë shqiptarë me një karrierë të gjatë në gjyqësorin shqiptar ai shpalosi një anë tjetër të aftësive të tij inteletuale, aftësive të tij organizative dhe aftësitë si një autoritet serioz shteti. Ai solli stilin e tij të veçantë të drejtimit dhe të menaxhimit të një qyteti të cilin e gjeti në gjendje të vështirë. Ai e ka bërë Fierin të banueshëm, ka kthyer shpresën, ka hapur një faqe të re në tërë fshatrat që e rrethojnë. E kam fjalën për Armando Subashin, këtë jurist që humbi sistemi i hierarkisë së gjyqësorit, por duke fituar një politikan, deputet dhe prej vitit 2015 si administrator i qytetit të Fierit. Armando Subashi, i lindur në Fier më 26 maj 1971, u zgjodh deputet për Qarkun e Fierit në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009. Përfundoi studimet e larta për drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës dhe punoi si gjyqtar në rrethet gjyqësore Mallakastër dhe Fier, ku mbajti njëkohësisht edhe postin e Kryetarit të Gjykatës. Armando Subashi ka mbajtur po ashtu postin e Anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i zgjedhur nga Konferenca Kombëtare Gjyqësore. Ka qënë anëtar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Shqipërisë.

Armando është edukuar e shkolluar deri në majat më të larta të drejtësisë shqiptare, por, mbi të gjitha, është një kryefamiljar i mrekullueshëm e serioz ashtu siç është një kryetar bashkie ekzigjent. Armando është një nga juristët më të mirë në shërbim të gjithë shqiptarëve dhe në veçanti të qytetarëve të Fierit. Bashkia Fier është një nga zonat më të mëdha teritoriale dhe me një popullsi të madhe dhe me Armando Subashin u konfirmua se punëve dhe halleve të mëdha të këtij qyteti ju gjet ilaçi dhe mjeku që e shëroi nga plagët e mëdha sociale të mbivendosura në vite nga mosvëmendja e pushtetarëve. Ky qytet me potencial të madh ekonomiko-financiar dhe mbi 200 mijë banorë lëngonte nga mungesa e investimeve, nga infrastruktura e rrënuar që çdo dimër bëhej pre e lumit me ngjyrë të zezë Gjanica. Ky jurist ky deputet, konfirmoi se është një nga astet me vlerë të PS, edhe si kryebashkiak në një prej qëndrave më të mëdha ekonomike të Shqipëtisë. Fierak 24 karat me mënyrën e thjeshtë dhe shumë njerëzore e të drejpërdrejtë të komunikimit me të gjitha moshat, krijoi besim dhe ndryshoi opinionin në këtë qytet me njerëz punëtorë. Armando është rritur bashkë me hallet e këtij qyteti dhe i pëlqen më shumë ti prekë gjërat, të dalë vetë në çdo cep të bashkisë pastaj të ndërtojë një ditar punësh dhe t’i ndjekë ato me një staf financierësh, juristësh, inxhinierësh. Duke patur avantazhin si kryetar gjykate në këtë qytet ai njohu plagët e vërteta të këtyre myzeqarëve fisnikë dhe i shërbeu si një arkivë shumë efektive në detyrën e vështirë të kryetarit të Bashkisë. Transparenca e ndërtuar nga ai në tërë hallkat e Bashkisë ka prodhuar rezultate. Objektivi themelor i këtij kryetari fjalëpakë, por shumë konkret në punë ishte ndryshimi i gjendjes social-ekonomike, vetëpunësimi dhe vënia në eficencë e bizneseve private. Ai kuptoi filozofinë se ndryshimet në Bashkinë e Fierit vijnë duke punuar çdo ditë, duke vënë çdo ditë nga një tullë të re në infrastrukturë, duke bërë projekte të reja ambicioze për disiplinimin e Gjanicës, duke bërë projekte për ta kthyer qendrën e qytetit nga një oaz pellgjesh uji në një qendër më shumë pedonale, me gjelbërim gjithëvjetor, me sense qarkullimi rrugor që ndihmonin qytearët të hyjnë e dalin nga qyteti pa ngarkesa trafiku.

Ashtu siç ndryshoi rrënjësisht gjykatën e Fierit ashtu ndryshoi edhe Fierin dhe qendrat administrative në varësi të tij. Ai vuri pikat mbi i në shumë praktika dhe projekte që në këtë qytet kishin dekada të tëra që ishin bërë gangrenë për jetën e qytetarëve.

Pastrimi i sistemit kullues dhe vaditës ishte një nga sfidat e Armando Subashit pasi kërkonte resurse njerëzore, makineri dhe fonde. Të treja i gjeti ky jurist i halleve të qytetit. Ai ua bëri të qartë të gjithëve se kjo sfidë ndikon drejpërdrejt në ripërtëritjen e bujqësisë, që përkthehet në më shumë taksa për investime. Ai sfidën e tij e filloi nga Hoxhara.

Në lagjen “Kryengritja e Fierit”, ku ndërhyrja ishte e domosdoshme, në infrastrukturë në disiplinimin e ujërave të bardha dhe të zeza.

Fillimisht u punua për linjën e ujësjellësit, pastaj punimet e riparimit të rrugëve.

Veshja me ndriçim dhe të gjithë elementët e tjerë urbanë do t’i japin kësaj zone gjithçka të munguar ishte sfida e dyrë e Armando Subashit dhe arriti që t’ia dalë mbanë. Fieri tani është një qytet i dritave. Arteria e Gjanicës në zemrën e Fierit nën të njëjtën sasi rreshjesh, në të djeshmen e para ca vitesh dhe në këto ditë që shiu s’ka pushuar duket mu si Shqipëria dje e sot. Para shtatë vjetësh ky lumë i zi përmbyste shtëpi. Tani ka rrjedhën e tij të displinuar.

Projekti i rikonceptimit të qendrës së qytetit të Fierit solli një transformim tërësor urbanistik të qytetit i pa ndodhur në dekada. Tani Armando dhe stafi i tij kanë nisur fazën e dytë për rehabilitimin e lumit Gjanica, projekt që do të plotësojë mozaikun e ndryshimeve në Fier.

Ai si qytetari i parë i qytetit dhe si një nikoqir i mençur merakun e ka tek qëndrueshmëria e zhvillimit mjedisor, ekonomik, kulturor të kësaj bashkie. Për shumë punë të qytetit ai ka ngritur brigada specialistësh të mirëfilltë të cilët ja kanë ndryshuar faqen qytetit.

Ballkonet panoramike, shëtitoret dhe shkallaret janë një risi në anët e lumit.

Një tjetër fazë e rëndësishme që përfundoi këtë vit, si pjesë e qendrës së qytetit, është parkimi nëntokësor dhe orientimi i trafikimit me semafor. Sheshi qendror, i projektuar si një hapësirë pedonale e rekreative do të shërbejë për organizimin e aktiviteteve të ndryshme social-kulturore, duke rigjallëruar jetën e qytetit. Një element i ri urban që do i shtohet kësaj hapësire është ura e re pedonale e cila do të pajiset me stola dhe gjelbërim dhe do të shkrihet me sheshin qendror duke krijuar një lidhje të natyrshme midis Pallatit të Sportit dhe qendrës së qytetit”.

Edhe pse një vit i vështirë nga pandemia, bashkia Fier ka vijuar investimet:

Investimi në shkollën e mesme “Jovan Ndreko” në Libofshë, me një kapacitet rreth 300 nxënës që vijnë nga zonat, Libofshë, Agim, Metaj, Ndërnënas, Rreth Libofshë e Petovë dhe shkolla e Darëzezës janë gurë të rëndësishëm ndryshimi për arsimin. Është duke përfunduar ndërtimin e kompleksit sportiv në qytet që do të krijojë hapësira të reja stërvitore dhe argëtimi për të gjithë. Një sidë tjetër e njëriut që ktheu lumin e zi në lumë të bardhë është rikonstruksioni i plotë i teatrit “Bylis” duke filluar që nga skena, dhomat e aktorëve, holli e gjithë infrastruktura e brendshme, akomodimi e duke vazhduar me fasadën tërësisht të rehabilituar dhe të rikonceptuar së bashku me lulishten përreth dhe ambientin e jashtëm. Bashkia e Fierit, ka një vijë bregdetare prej 27 km, të pashfrytëzuar dhe që për fat të mirë i ka shpëtuar masakrës bregdetare dhe do të bëhet atraktive origjinale bio.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here