“Bashki te Forta” zhvillon trajnimin “Roli i keshilltarit ne konsultimet me publikun”

0
76

“Roli i Këshilltarit në Konsultimet me Publikun; Miratimi i Buxhetit në Fokus”

Nxitja dhe inkurajimi i Këshillit Bashkiak për të ushtruar në mënyrë të sukseshme funksionin e lidershipit në proçesin e Konsultimit Publik ka qenë fokusi i trajnimit të organizur sot në qytetin e Fierit.

Projekti “Bashki të Forta” ka filluar kështu serinë e trajnimeve me Komisionet e Ekonomisë dhe Buxhetit të Këshillave Bashkiak Patos, Roskovec, Skrapar dhe Mallakastër, të cilët pasi kanë pregatitur buxhetin interaktiv e kanë publikuar atë në faqen e ëebsitit të tyre për të përfshirë sa më shumë qytetarë dhe grupe interesi në proçesin e konsultimit online të Buxhetit Vjetor dhe atij Afatmesëm.

Ky trajnim synon të përmiresoj edhe më tepër tranparencën në vendimmarrje si dhe të përfshije zërin dhe mendimin qytetar në planet, programet dhe politikat vendore, nëpërmjet përfshirjes së Këshillit Bashkiak në proçesin e Konsultimit publik.

Pjesëmarrësit në trajnim ishin Keshiltarë, sekretarë të këshillit, Kordinator të konsultimit me publikun, Drejtues të Financave Vendore dhe përfaqësues të Prefekturës Fier.

Trajnimi u zhvilua në formën e një debati konstruktiv, duke sjellë në vëmendje praktika të mira të këshillave vendor dhe nxitjen e këshillave të tjerë që të ndjekin këto praktika.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte të forcojë kapacitetet e Këshilltarëve në lidhje me:

(i)                 rolin përfaqësues në lidhje me konsultimin publik ne pergjithësi dhe ne veçanti përgjate procesit te aprovimit te buxhetit të bashkisë; 

(ii)              përvetësimin e elementeve të konsultimit ne pergjithësi dhe të buxhetit në veçanti (fazat, procesi, modelet tip, dokumentacioni, kalendari, afatet);

(iii)            aftësimin për të ndërmarrë konsultime të suksesshme për përmirësimin e buxhetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here