Kryetari i PD Fier denoncon ndotjen e Gjanices, harron qe PD ne pushtet nuk ka bere asgje per kete fenomen

0
160

Diten e sotme ish deputeti i Partise Demokratike dhe njekohesisht kryetari i PD per qytetin e Fierit, z. Luan Baci, ka denoncuar ndotjen nga hidrokarburet ne Lumin Gjanica. Kjo plage e qytetit te Fierit dhe me gjere duhet te perfundoje sa me shpejt, por sa do zgjase kjo retorike e shemtuar politike ne vendin tone? “Bej si them une, por mos bej si bej une” kjo eshte pak a shume ajo qe kishte pasqyruar z. Baci ne statusin e tij ne facebook, duke harruar qe kjo ndotje ka qene dhe gjate qeverisjes se PD dhe per kete dhe shume fakte te tjera, kjo qeverisje i detyrohet ti kerkoje falje popullit Shqiptar.
Ky eshte statusi i plote i z.Baci:

GJANICA Lumi qe pershkon qytetin e Fierit dhe qe rilindasit me Subashin premtuan aq shume.

Premtuan nje pastrim dhe sistemim ne gjithe gjatesine e lumit.
Por sistemuan vetem gjatesine, qe pershkon pjesen e dukshme ne qender te qytetit.

Premtuan qe uji do te ishte i paster si kristal, madje do te kishte mundesi peshkimi dhe mbi te, do te fluturonin rosat e bukura.

Por sot aty eshte nje tmerr i vertete, uji i ndotur, ere e rende, ere mbytese dhe e padurueshme.

Çdo dite derdhen mbetje te hidrokarbureve, qe perhapin eren e padurueshme dhe gati helmuese.

Kush kalon ne mbremje afer tij, detyrohet te largohet me shume nxitim, pasi frymemarrja nuk funksion me, thithja e gazit eshte e padurueshme.
Duke mos harruar ketu dhe urinimet e shpeshta poshte ures, vertete te papergjegjshme nga ata qe e kryejne kete veprim, por mos te harrojme, se qyteti eshte pa asnje banjo publike, besoj se dhe kjo eshte detyre e Subashit, per ti sistemuar.
E paperballueshme eshte kjo situate, ne gjithe gjatesine e tij, por shume e ndjeshme eshte per qytetaret e shumte qe vizitojne “KOMPLEKSIN APOLLON” nje kompleks i mire organizuar me nje park te mrekullueshem dhe lodra per femije, i shume frekuentuar nga shume familjare me femijet e tyre.

Por ketu eshte nje gjendje katastrofike e vertete, era e rende dhe mbytese ndihet me shume se kudo, sipas deshmise se shume qytetareve, minj, gjarperinj dhe insekte gjithandej, bashkia megjithese banoret jane ankuar me dhjetra here, askush nuk ju pergjigjet.

Banoret ekzistues ketu si dhe vizitoret qytetare, jane taksa pagues te rregullt, por asnje takse nuk ju kthehet ne sherbim.

Ne shume raste qytetaret qe vizitojne kete park te bukur, tashme e dine oren qe do te derdhen mbetjet hidrokarbure dhe era mbytese dhe helmuese do te mbuloje parkun dhe qytetin dhe per pasoje ata ngrihen dhe ikin si me komande.

Erdhi era helmuese thone, erdhi Subashi.

P.S.

Pamjet jane te dy diteve me pare, afer kompleksit “APOLLON” ( per te gjithe ata qe paguhen nga Subashi, per te bere diversionin e radhes mos u lodhni duke sulmuar dhe mashtruar.)
/lajmetereja.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here